Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar klubin e futbollit Llapi për fitimin e Kupës së Kosovës.
Pacolli përmes një postimi në facebook, shkruan se, kupa e Kosovës në futboll është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive, uroj që Llapi të na gëzoj edhe në garat Evropiane.
Postimi i plotë:
Mendoj, se fitimi i Kupës së Kosovës në futboll nga K.F. Llapi, kaloj sikur nje ngjarje e parëndësishme nga politika dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Kupa e Kosovës në futboll është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive, sepse përfaqëson të gjitha nivelet e futbollit në rang nacional. Prandaj, dua të uroj nga zemra K.F. Llapin dhe tërë qytetarët llapjan për fitimin e Kupës së Kosovës në futboll. Uroj, që K.F. Llapi të na gëzoj edhe në garat Evropiane. Urime!/arbresh.info/
Vedat Muriqi në garë për “Lojtarin e Muajit” në La Liga pas ...
Shpërthen vullkani Dempo në Indonezi, kolona e hiri ngrihet ...
SPAK godet grupin kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen 12 mil...
Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve...
500 milionë euro të shpenzuara për asgjë, Liverpooli i Sloti...
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...