La Liga ka publikuar pesë kandidatët për çmimin “Lojtari i Muajit”, ku në listë figuron edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Mallorcan.
Muriqi është nominuar falë formës së lartë në javët e fundit, ku ka spikatur me golin ndaj Real Madrid, si dhe me paraqitjen vendimtare kundër Rayo Vallecano, ndeshje në të cilën realizoi dy herë.
Përveç tij, në listën e të nominuarve janë edhe Lamine Yamal, Carlos Soler, Nicolás González dhe Lucas Boyé, të cilët gjithashtu kanë pasur paraqitje të mira gjatë muajit.
Fituesi i çmimit do të vendoset përmes votimit, ku tifozët do të kenë mundësinë të zgjedhin lojtarin më të mirë të muajit në elitën e futbollit spanjoll.
Ndërkohë, edhe trajneri i Mallorcas, Martín Demichelis, është nominuar për çmimin “Trajneri i Muajit”.
Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira në karrierë, duke arritur deri tani shifrën e 21 golave në La Liga.
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%