Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është takuar me një ish-ushtar të UÇK-së dhe TMK-së i veshur me një këmishë nga donacioni i tij.
Pacolli shkruan se për të gjithë pjestaret e TMK-së, menjëherë pas luftës në Kosovë ka dhuruar një donacion me vlerë milionëshe për të ndihmuar ata që dhanë gjithçka për Kosovën.
“Sot, gjatë një kafeje, u takova me një ish-ushtar të UÇK-së dhe TMK-së, i veshur me një këmishë nga donacioni që kam mundësuar për të gjithë pjestaret e TMK-së, menjëherë pas luftës në Kosovë– një donacion me vlerë milionëshe për të ndihmuar ata që dhanë gjithçka për Kosovën.
Një kujtim i gjallë i sakrificës dhe përkushtimit të tyre për vendin tonë.
Respekt i përjetshëm për ta”, shkruan Pacolli në llogarin e tij Facebook./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë