Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka bërë me dije se përvoja e suksesshme në menaxhim e ka shtyrë t’i hyjë garës për të parin e kryeqytetit.
Ai ka thënë se programi i tij dhe i AKR-së parasheh zhvillimin e Prishtinës dhe shndërrimin e saj në kryeqytet të rinisë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Pacolli ka treguar se qëllimi i tij i vetëm në këtë garë është ta kthejë Prishtinën në qendër të rëndësishme të botës shqiptare për ekonomi.
Ai ka premtuar se do ta zgjerojë bazën e votës së partisë meqë, sipas Pacollit, Prishtina është bastion i AKR-së.
Pavarësisht prej garës së fortë, ai është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e 22 tetorit.
Pacolli thotë se i respekton kandidaturat e partive tjera por, sipas tij, aktiviteti partiak i ka konsumuar ata kandidatë.
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...