Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli përmes një shkrimi në facebook ka reaguar për aksidentin në Zhur të Prizrenit, ku humbën jetën 3 persona.
Pacolli ka sugjeruar gjithë vozitësit kosovarë që të kenë kujdes në trafik.
Ja postimi i plotë i tij:
“Vëllezër dhe motra, të dashur qytetarë. Sot tre veta vdiqën në këtë makinë në Zhur të Prizrenit. Keni kujdes! Mendoni për të afërmit tuaj, mbani shpejtësinë e lejuar. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve. Zoti ua shtoftë gajretin”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/

Ndryshe, rreth orës 11:00 tre persona kanë humbur jetën nga një aksident që ka ndodh në rrugën Prizren-Zhur. Në këtë aksident janë përfshirë një kamionet dhe një veturë.
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...
Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...
Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Koso...
Terras: Kriza politike ka dëmtuar funksionimin normal të pro...