Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli thotë se buzëqeshja më e bukur në botë vjen nga fëmijët. Në ditën e fëmijëve, Pacolli uron që të krijohet mirëqenie dhe mjedis më i mirë për fëmijët në Kosovë.
“Buzëqeshja më e bukur në botë vjen nga fëmijët, aq më shumë i bëjmë ata të buzëqeshin, aq më e bukur është bota. Sot ju uroj fëmijëve më të mirën në ditën e tyre. Në çdo punë që bëjmë, fëmijët janë burimi më i rëndësishëm i frymëzimit. Një shëmbull është spitali që së shpejti do të inaugurojmë në Prishtinë, ku vura theksin më të madh në mirëqenien dhe mjedisin e fëmijëve. Gëzuar të dashur fëmijë, kudo që jeni!, shkruan Pacolli në Facebook./arbresh.info.
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...
Anderson, MVP i javës së 13-të në Superligën e Kosovës