Google ADS

Pacolli: Me lojtarë nga të gjitha trevat shqiptare, kombëtarja e pamposhtur drejt Kampionatit Europian

23:01 | 12 Tetor 2023
E.G

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Shqipërinë dhe Kosovën pas fitoreve të ndeshjeve.

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se me lojtarë nga të gjitha trevat shqiptare, kombëtarja e pamposhtur drejt Kampionatit Europian, shkruan Arbresh.info.

“Shqipëria mposht edhe Çekinë në Tiranë! Me lojtarë nga të gjitha trevat shqiptare, Kombëtarja e pamposhtur drejt Kampionatit Europian! Urime”, ka shkruar Pacolli.

“Edhe Kosova mposht Andoren 3;0 ! Uriime”, përfundoi ai./Arbresh.info./

Të ngjashme