Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka njoftuar se në kryeqytet do të bëhet shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Pacolli përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur mirënjohjen për ekzekutivin e komunës dhe këshilltareve komunal që kanë mbështetur dhe miratuar propozimin për përcaktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores.
Postimi tij plotë:
Krah Skenderbeut dhe Ibrahim Rugoves, nga sot Prishtina do të ketë Shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Mirënjohës kontributit dhe mbështetjes të parezervë të ekzekutivit të Komunës dhe të gjithë Këshilltarve Komunal, që pa asnjë rezervë sot mbështetën dhe miratuan propozimin për përcaktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores.
Komandanti legjendar i UÇK-së do të kthehet i skalitur në bronz për ti bërë roje kujtesës koleltive se si duhet të sakrifikohet për lirinë e Kombit dhe shtetit, pikërisht në mesin e institucioneve të shtetit.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...