Në takimin njohës që zëvendëskryeminiministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pasur me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou, është konfirmuar angazhimi dhe mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik.
Ministri Pacolli ka thënë se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës si dhe fqinj rajonal i saj. “Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës” ka thënë Pacolli, duke rikonfirmuar se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh. Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve, sidomos në organizimin e konferencave të përbashkëta ekonomike.
Zëvendëskryeminiministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe shefja e re e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, shprehën angazhimin e përbashkët për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...