Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë një deklaratë të fortë publike, ku përmes një metafore të theksuar përshkruan gjendjen aktuale si të rënduar dhe në prag përkeqësimi.
Në reagimin e tij, ai flet për një situatë që po mbushet gradualisht me tensione, zhgënjime dhe padrejtësi, duke paralajmëruar për pasoja serioze në të ardhmen.
Pacolli thekson se pavarësisht sfidave, po përballen me dinjitet ndaj intrigave dhe goditjeve që, sipas tij, vijnë edhe nga persona të afërt, të cilëve u është ofruar mbështetje e vazhdueshme.
Postimi i plotë:
Ne jemi kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron mbushjen ngadalë me ujë – ujë të turbullt, të rëndë, të ndotur nga lumi që derdhet në të. Këtë mbushje e shtojnë edhe shumë përrenj të vegjël përreth, që sjellin po ashtu llom dhe balte me erëra të padurueshme.
Po i përballojmë me zhgënjim por me dinjitet të gjitha intrigat, fyerjet e goditjet e padrejta nga ata për të cilët gjithmonë kemi mbajtur dorën, zemrën dhe derën hapur. Pikërisht këta janë ata “përrenjtë e vegjël”, të nxitur nga lumi i madh, që e çojnë liqenin drejt mbingarkesës — deri në pikën kur DIGA nuk mund ta përballojë më dhe rrezikon të çahet. Po frikohëm që do te vjen një ditë kur do te bëhët vonë për cdo riparim!/Arbresh.info
Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare edhe para 2030-ës
Van Dijk hero, Liverpooli fiton derbin ndaj Evertonit në sek...
Dukagjini shënon fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit
Drenica fiton ndaj kampiones në fuqi Dritës, dhe largohet ng...
Malisheva shënon fitore të madhe në luftën për Evropë, ngec ...
Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çu...