Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e masakrave të 19 prillit 1999 në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri të Lipjanit, ku forcat serbe vranë 20 civilë të pafajshëm.
Përmes një postimi, Kurti theksoi se viktimat u ndanë me forcë nga familjet e tyre dhe më pas u ekzekutuan, ndërsa trupat e tyre u varrosën në një varrezë masive.
Ai gjithashtu përkujtoi edhe grupin e intelektualëve nga Mitrovica, ku 23 mjekë, profesorë dhe veprimtarë u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat serbe në rrethin e Zubin Potokut.
“Në Hallaq të Vogël e Rufc të Ri të Lipjanit, bëmë homazhe në nderim të të vrarëve më 19 prill 1999. Atë ditë, forcat e armatosura të Serbisë vranë 20 civilë të pafajshëm. Ata u ndanë nga familjet e tyre dhe u ekzekutuan. Më pas, të gjithë u varrosën në një varrezë masive.
Në këtë ditë përkujtojmë grupin e intelektualëve të Mitrovicës. 23 mjekë, profesorë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare dhe të të drejtave të njeriut, në Dreth të Zubin Potokut, u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura të Serbisë”, ka shkruar Kurti.
“Krahas mohimit të krimeve gjenocidale, Serbia vazhdon të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare duke ua mohuar familjeve të drejtën për të vërtetën dhe drejtësinë, duke mos zbardhur fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ne nderojmë sot e gjithmonë, çdo jetë të dhënë për lirinë e Kosovës dhe qëndrojmë pranë familjarëve, duke ruajtur kujtesën dhe duke kërkuar drejtësi. Sakrifica për liri mbetet udhërrëfyese për të çuar përpara Republikën e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, tha Kurti./Arbresh.info
Malisheva shënon fitore të madhe në luftën për Evropë, ngec ...
Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çu...
Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 ...
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...
Tiranë, u vetëplagos me armë pa leje dhe mashtroi policinë, ...
Trump thotë se negociatorët po shkojnë në Pakistan, i bën th...