Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar për humbjen në zgjedhjet parlamentare në Hungari të kryeministrit Viktor Orbán, duke e cilësuar këtë si mbyllje të një kapitulli të gjatë politik në këtë shtet.
Ai tha se Orban u shndërrua nga një lider që premtoi stabilitet dhe mbrojtje të interesave kombëtare, në nje lider autokrati, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Pacolli tja se marrëdhëniet e afërta me liderë si Robert Fico, Aleksandar Vučić dhe Vladimir Putin shpesh e larguan Hungarinë nga linja e Bashkimi Evropian, duke krijuar tensione politike dhe ekonomike.
“Sot duket se mbyllet një kapitull i gjatë në Hungari. Viktor Orbán humb zgjedhjet..! Nga një lider që premtoi stabilitet dhe mbrojtje të interesave kombëtare, ai u shndërrua në nje lider autokrati të një sistemi të kritikuar për kontroll të institucioneve dhe mungesë balancash demokratike. Marrëdhëniet e afërta me liderë si Robert Fico, Aleksandar Vučić dhe Vladimir Putin shpesh e larguan Hungarinë nga linja e Bashkimi Evropian, duke krijuar tensione politike dhe ekonomike.
Ndërkohë, realiteti i përditshëm për qytetarët u bë gjithnjë e më i vështirë: inflacion i lartë, rritje çmimesh dhe pakënaqësi në rritje. Pas 16 vitesh në pushtet, shumë hungarezë kërkuan ndryshim.”, ka shkruar ai.
“Kjo humbje nuk është vetëm politike – është një mesazh i qartë se asnjë pushtet nuk është i përjetshëm, dhe se qytetarët, në fund, vendosin drejtimin e shtetit.”, tha mes të tjerash Pacolli./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë