Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar sot homologen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva, raporton arbresh.info.
Ministri Pacolli përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shkruar se ka marrë mbështetjen nga ministrja e jashtme të bullgarisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Mirënjohës ndaj homologes time, Ministres së Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva për mbështetjen e saj parimore për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nevojën që anëtarët e BE të “përmbushin premtimet e tyre” për reformat që ka ndërmarrë Kosova. Evropa duhet të tregojë lidership, të mos tërhiqet nga rajoni ynë. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian i kanë njohur reformat tona. Tani koha për të vendimmarrje. Sfidat e brendshme në BE nuk janë justifikim për ta mbajtur popullin e Kosovës të izoluar./Arbresh.info

Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League