Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u prit të enjten në një takim nga Jarmo Helppikangas, shef i Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në njoftimin e lëshuar nga OVL UÇK thuhet se gjatë takimit, delegacioni shprehu shqetësimet lidhur me Gjykatën Speciale.
“E falënderojmë Helppikangas për gatishmërinë për të na dëgjuar dhe kërkuam nga ai që këto shqetësime t’i përcjellë tek të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.
OVL UÇK, në fund deklaroi se e vlerëson rolin dhe kontributin e Bashkimit Evropian në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...