Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pafajësisë së Ramush Haradinajt, duke e cilësuar vendimin e atëhershëm në Hagë si “fitore historike ndaj akuzave të pabaza të Serbisë”.
Sipas OVL-UÇK-së, vendimi për Haradinajn nuk përfaqësonte vetëm drejtësi për një komandant, por për të gjithë luftën e UÇK-së.
“Para 13 viteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza. Në Hagë u vulos e vërteta që ne e kemi ditur gjithmonë, lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër. Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese. Sot, si atëherë, OVL UÇK qëndron me të njëjtin besim të palëkundur, derisa drejtësia të konfirmojë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt. Ashtu siç u provua e drejta për komandantët e tjerë, edhe për ta do të vijë dita e bardhë, sepse lufta e UÇK-së nuk është njollosur kurrë, as në fushëbetejë, as në gjykatë”, thuhet në deklaratën e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Arbresh.info
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë