Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kritikuar qeverinë në detyrë për mosrespektimin e kërkesave që lidhen me mbështetjen e ish-drejtuesve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.
Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, deklaroi në një konferencë për media se i kanë kërkuar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, fonde shtesë për mbrojtjen ligjore në Hagë, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Ne i jemi drejtuar asaj që të japë para shtesë për avokatët të cilët janë larguar, siç është avokati i Veselit e disa të tjerë. Por nuk kemi marrë përgjigje dhe nuk kemi marrë kurrë dhe dhashtë Zoti të hiqet kjo qeveri se na ka bërë dëm. Nuk kemi marrë përgjigje nga asnjë institucion e as nga Albulena Haxhiu”, tha Gucati./Arbresh.info/
Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i kombëtares, humb m...
Hargreaves: Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgj...
Atletico nuk dorëzohet për Alvarezin, PSG dhe Arsenali futen...
Fushata zgjedhore, KPK kërkon të shmangen deklaratat që ceno...
Jeronimo Sarin emërohet kryetrajner i Sigal Prishtinës
Igball Jashari prezantohet tek Drita