Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndihmën që po ofron në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.
“Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës”, ka shkruar presidentja Osmani.
Tutje ajo ka shkruar se heroizimi i treguar nga FSK na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.
“Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese”, është shprehur Osmani përmes një shkrimi në Facebook.
Krejt në fund Osmani shkruan se Kosova është krenar me ta.
“Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju”, ka përfunduar ajo.
Deri më tani FSK nga rrënojat kanë shpëtuar katër persona.
Ndryshe, numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 37 mijë. /arbresh.info/




Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...