Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me Ndihmës sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand.
Gjatë këtij takimi, siç shkraun Presidentja në Facebook, ia ka shprehur ndihmës-sekretares amerikanë shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, raporton Arbresh.info.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”, shkruan Osmani./Arbresh.info/
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...