Google ADS

Osmani takoi zyrtaren e Ambasadës Amerikane, shpreh gatishmërinë për thellimin e partneritetin me administratën e re

20:26 | 23 Janar 2025
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, Osmani dhe Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ruajtur stabilitetin dhe për të çuar përpara reformat demokratike.

“Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e delegacionit presidencial të Kosovës në aktivitetet inauguruese të Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. Me këtë rast, Presidentja Osmani edhe njëherë konfirmoi angazhimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar thellimin e partneritetit me administratën e re amerikane, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale