Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev në margjinat e Samitit të NATO-s.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se në takim u diskutua angazhimi i përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, është diskutuar edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, takimi ynë në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë.”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...