Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot Gjakovën dhe Malishevën, ku ka parë nga afër situatën pas vërshimeve.
Osmani takoi kryetarët e dy komunave, Ardian Gjinin dhe Ekrem Kastratin, si dhe disa nga familjet e prekura, shkruan Arbresh.info.
“Sot vizituam Gjakovën dhe Malishevën për të parë nga afër situatën pas vërshimeve dhe për t’u njohur me nevojat e qytetarëve që u evakuuan. Takuam kryetarët e këtyre dy komunave, Ardian Gjinin dhe Ekrem Kastratin, si dhe disa nga familjet e prekura, për t’u siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme”, tha Osmani në një postim në rrjetin social Facebook.
“Këto situata na kujtojnë sa i rëndësishëm është solidariteti dhe bashkëpunimi kur qytetarët përballen me vështirësi sikurse kjo. Një falënderim i veçantë shkon për ekipet e emergjencës, ato lokale e qendrore, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, zjarrfikësit dhe policinë, që ishin në krye të detyrës, duke mbrojtur jetët dhe pronat e qytetarëve. Si gjithnjë, FSK është në gjendje gatishmërie në rast nevoje. Bashkë mund t’i tejkalojmë sfidat!”, u shpreh Osmani./Arbresh.info
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...