Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.
Në takim, Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, ajo e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.
Në takim me kryeministrin Mikati, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i bëri ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë./Arbresh.info
Zvicra-Kosova , caktohet vendi i takimit
Bërnabiq për Radoiçiqin: Do t’i hetojmë të gjitha rrethanat
Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk ...
Balla parlajmëron një tjetër aksion: Kemi të dhëna nga Europ...
Eurodeputeti holandez: Vuçiq po luan me zjarrin, BE-ja të ve...
Peci dhe Cem Ozdemir mbajnë konferencë për media