Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylaj.
“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të meteorologut dhe ish profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj.”, tha ajo.
Osmani theksoi se Tahirsulaj ka dhënë një kontribut të çmuar në punën e tij akademike, sikurse edhe në sferën e meteorologjisë.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.”, tha mes të tjerash presidentja.
“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Tahirsylajn!”, përfundoi presidentja Osmani./Arbresh.info/
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google
Qeveria e Shqipërisë e liron nga detyra Insidor Rexhepin, ca...
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...