Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të gradojë Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.
Siç njofton Presidenca, kjo do të bëhet në një ceremoni të veçantë.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant”.
Jashari u emërua komandat i përgjithshëm i FSK-së më 1 dhjetor pas dorëheqjes së Rrahman Ramës.
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN