Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Smajl Hajdarajn në 21 vjetorin e vrasjes.
Përmes një postimi në faqën zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës, Osmani thotë se sot bëhen 21- vjet pa deputetin e Kuvendit të Kosovës, aktivistin dhe komandantin e UÇK-së për rajonin e Rugovës, luftëtarin e lirisë, Smajl Hajdarajn.
“Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t`i sjellë autorët e krimit para drejtësisë. Heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm”, thuhet në njoftimin nga Presidenca./arbresh.info/
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve