Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani, ka ndarë një video nga tubimi hapës që kjo parti ka mbajtur mbrëmë në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se sa here Kosova ka nevojë për urtësi, orientim, dinjitet dhe bashkim, kthehet te Rugova dhe te LDK.
“Rugovizimi është ideja më moderne që ka njohur populli shqiptar në historinë e ekzistencës së vet. Prandaj, Rugovizimi i takon së ardhmes, sepse sa herë që Kosova ka nevojë për urtësi, kthehet te Rugova. Sa herë që Kosova ka nevojë për orientim, kthehet te Rugova. Sa herë që Kosova ka nevojë për dinjitet shtetëror, kthehet te Rugova dhe sa herë që Kosova ka nevojë për bashkim, kthehet te Lidhja Demokratike e Kosovës!” – ka thënë Osmani.
Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha për...
65 zyrtarë policorë trajnohen për “Ballafaqimin me turma” në...
Rrëzohet apeli i Selimit lidhur me vazhdimin e paraburgimit
Nënshkruhet memorandum për restaurim të objektit të Institut...
Dyshohet se mori pagë pa shkuar në punë për 7 vjet, ndalohet...
McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e...