Vjosa Osmani, kryeparlamentare në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria dhe Presidenca të deklarohen se “a do të preket ndonjë milimetër e territorit të Kosovës”.
“Nuk e di pse pati reagime në panik për një gjë shumë të thjeshtë kur unë thash se është mirë të deklarohen dhe të japin garanci, sepse kemi kryeministrin dhe presidentin, dy institucione që po synojnë të udhëheqin dialogun. Që nga të dyja duhet të dëgjojmë se a do të preket ndonjë milimetër e territorit të Kosovës. Është pyetje tejet legjitime, sepse unë jam përfaqësuese e qytetarëve që më kanë votuar”.
Osmani në Interaktiv të KTV-së tha se presidenti Hashim Thaçi, ashtu siç po raportohet se mund ta udhëheqë dialogun, nuk do ta bëjë në përputhje me Kushtetutën.
“Secili deputet duhet t’i bëjë thirrje institucioneve që të garantojnë paprekshmërinë e territorit të Kosovës, sepse më pas futemi në një lojë të rrezikshme. Nëse kthehemi prapa te koha kur Serbia paraqiste qëndrimet e tyre para Gjykatës Kombëtare të Drejtësisë tregohej qartë se çka synojnë. Ata thoshin ne duam dialog pafundësisht, sepse në dialog marrin diçka. Ne mendojmë që është finalja, e pastaj kërkojnë edhe një dialog tjetër. Edhe aty marrin diçka. Ne prapë mendojmë që është finalja, por del që as kjo s’ishte finalja. Pastaj, e kërkojnë edhe një tjetër, bile patën përmendur modelin Izrael – Palestinë – atë e kërkonin. Dekada të tëra të negociatave ku në secilin dialog marrin diçka. Njëherë territor, njëherë kompetenca ekzekutive për asociacion, më pas komuna shtesë e shumëçka tjetër. Në fund del që kanë marrë gjithçka që kanë dashtë”.
Sipas kryeparlamentares, nga i gjithë procesi për dialogun, diku rreth dy vjet, “diçka duhet të ketë dalë”.
“Natyrisht që ata që janë takuar nuk kanë folur thjesht a është moti i mirë apo jo. Temë ka qenë Kosova. Një dokument të caktuar, që unë personalisht nuk e kam parë, por në qarqe diplomatike flitet për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtat e kishës, rivizatim të kufijve, edhe pse kemi interpretime të ndryshme dikush thotë demarkacion, dikush delimitacion, ndarje, shkëmbim, por të gjitha janë kategori që përfshijnë prekje të territorit”.
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë