Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams, dhe Zonjën e Parë, Lady Sandra Williams.
Vizita zhvillohet me ftesë zyrtare të Presidentes Osmani dhe përkon me pjesëmarrjen e Sir Williams në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Takimi u zhvillua në ambientet e Presidencës dhe ishte i mbyllur për medie.
Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani./Arbresh.info/

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë