Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi rreth zhvillimeve të fundit në vend si dhe për bashkëpunimin në tejkalimin e sfidave të përbashkëta në kontinentin evropian.
Gjithashtu gjatë këtij takimi, Osmani, ambasadori Westerlund, dhe drejtori ekzekutiv i Balkan Policy Research Group, Naim Rashiti, kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, i cili do t’i sigurojë Zyrës së Presidentes mbështetjen e shtetit suedez nëpërmjet ekspertizës profesionale nga fushëveprimtaria e institucionit të Presidencës.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Osmani falënderoi Ambasadorin Westerlund për përkrahjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë.
“Ky Memorandum Bashkëpunimi shënon një tjetër hap konkret në drejtim të përforcimit të kapaciteteve institucionale dhe krijimit të politikave të bazuara në ekspertizë dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin nga Presidenca./Arbresh.info/




Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...