Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.
Raportet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të mira që nga koha e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2011.
Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Maltës për ndihmën e deritashme, duke kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, BE, NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
“Vizat duhet të liberalizohen, nuk ka arsye për zvarritje të mëtejme. Është momenti i duhur që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, sikurse që është domosdoshmëri që të anëtarësohet edhe në NATO për një stabilitet të rajonit”, ka theksuar Presidentja Osmani, teksa ka marrë konfirmimin e ambasadores Ferrante se Malta do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha nismat për anëtarësim, sikurse që e ka mbështetur deri tashti.
Të dy bashkëbisedueset kanë shfaqur interesim për thellimin e raporteve në sferën e politikës së jashtme, shkëmbimit tregtar, arsim, turizëm dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm. /arbresh.info/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës