Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes pas situatës me vërshimet, si dhe ka kërkuar zbatimin e udhëzimeve nga institucionet përgjegjëse.
Ajo ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe qytetarët për reagimin dhe solidaritetin e treguar.
“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashkë me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e plotë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike, nëse paraqitet nevoja”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Më tej, presidentja ka njoftuar se ka komunikuar me kryetarët e komunave të prekura, duke thënë se ata po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren, në koordinim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore.
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...
Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e ...
Presidenti i Këshillit Europian nesër në Kosovë, pritet nga ...
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimi...
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu y...
Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës