Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar sukses kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas dekretimit të tij si mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani shprehu dëshirën që Kosova të ketë sa më parë një Qeveri me mandat të plotë kushtetues, e cila do të marrë vendime në të mirë të vendit dhe qytetarëve.
“Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...