Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media është shprehur se komentimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk është i ndaluar nga Kushtetuta dhe se kritika kur është profesionale dhe brenda kornizës demokratike është plotësisht e pranueshme.
Deklarata e saj vjen në kohën kur në skenën politike ka polemika lidhur me qëndrimet kritike të zyrtarëve të Vetëvendosjes ndaj Kushtetueses dhe bllokadën në Kuvend për nënkryetarin nga Lista Serbe.
“Sa i përket deklaratës së Ambasadës gjermane, ku thuhet qartë që institucionet e drejtësisë duhet të punojnë në mënyrë të pavarur. Si Presidente e kërkoj pikërisht këtë. Kërkoj pavarësi në vendimarrje, integritet, interpretim të Kushtetutës në interes të Republikës, dhe mbrojtje nga rrezikimet. Përderisa kërkoj një gjë të tillë nuk konsideroj se jam duke e minuar punën e Gjykatës”, tha Osmani.
Duke iu referuar deklaratës së Ambasadës gjermane, e cila kërkoi pavarësi të institucioneve të drejtësisë, Osmani tha se si Presidente është pikërisht ajo që kërkon pavarësi në vendimmarrje, integritet në interpretimin e Kushtetutës dhe mbrojtje të institucioneve nga çfarëdo rreziku./Arbresh.info
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...