Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një Darkë Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Konfederatës zvicerane, Karin Keller-Sutter, dhe Këshilli Federal zviceran.
Në këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike, ishin të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Zvicër.
Gjatë darkës, Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke ngritur dolli për miqësinë mes popujve dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
Zvicra është një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës, si në procesin e shtetndërtimit ashtu edhe në avancimin e integrimeve ndërkombëtare. Ndërkaq, komuniteti shqiptar në Zvicër mbetet një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë