Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani përmes profilit tw saj nw Facebook ka shkruar pas publikimit të rezultateve nga KQZ, me ç’rast siç ka thënë ajo është rikonfirmuar se LDK për nga numri i votave është partia e parë në vend.
Osmani ka uruar asamblistët e zgjedhur të LDK-së, sidomos gratë dhe ka kërkuar nga ta mbështetje dhe përkrahje ashtu si në raundin e parë të zgjedhjeve.
Ky është shkrimi i saj i plotë në facebook:
“KQZ dje publikoi rezultatet zyrtare për asamble komunale. LDK rikonfirmohet si partia e parë në vend për nga numri i votave. Shfrytëzoj rastin që asamblistëve të zgjedhur të LDK-së të ju urojë suksese dhe punë të mbarë në mandatin që i pret. Në veçanti i uroj asamblistët gra të cilat kësaj rradhe treguan rezultat edhe më të mirë se në zgjedhjet e kaluara dhe shpresoj që nuk do të ndalen para sfidave për fuqizimin e grave në politike dhe në çdo fushë tjetër. Shpresoj që tani të gjithë asamblistët e zgjedhur si dhe kandidatët për asamble që nuk janë zgjedhur kësaj radhe të rreshtohen dhe të mobilizohen përkrah kandidatëve të LDK-së për kryetarë të komunave në balotazh. Vetëm një mobilizim i juaji njëjtë si në raundin e parë është garancë për fitoren e LDK-së”, ka shkruar Osmani.
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj