Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e dytë në Abri të Epërme, të kryer nga regjimi gjenocidal i Serbisë
Osmani tha se në këtë masakër familja Muliqi humbi tetë martirë dhe një dëshmor të UÇK-së.
Njoftimi i plotë:
Sot kujtojmë masakrën e dytë të kryer nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Abri të Epërme, ku familja Muliqi humbi 8 martirë dhe një dëshmor të UÇK-së. Në mesin e martirëve ishin edhe katër fëmijë – Ganiu, Musa, Behrami dhe Sefa – të cilët nuk patën mundësinë të jetojnë fëmijërinë e tyre.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë, qëndrojmë pranë familjes Muliqi dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe martirëve që dhanë gjithçka për Kosovën./Arbresh.info
Erëra të forta në Prishtinë, Fushtica: S’ka arsye për panik
14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për ...
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...