Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Rezallës, në 26-vjetorin e shënimit të saj.
Osmani tha se në fshatin Rezallë të Drenicës, forcat e regjimit gjenocidal serb kryen një nga mizoritë më të rënda të luftës në Kosovë.
“Të rrethuar në shtëpitë e tyre, 98 djem e burra – banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, u ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore. Vrasja sikur nuk ju mjaftoi, ndaj zhdukën trupat e 44 prej viktimave, një akt tjetër i errët që synonte fshirjen e gjurmëve të gjenocidit. Disa prej këtyre trupave u gjetën vite më vonë në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës, në territorin e Serbisë”, tha tutje ajo.
Osmani thotë ndër të tjera se masakra e Rezallës ishte pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për ‘shfarosje’ , duke dëbuar me dhunë shqiptarët nga toka e tyre, nëpërmjet përndjekjes, vrasjeve masive, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimit.
“Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sikurse as duke i kujtuar dhe nderuar përherë. Lavdi përjetë martirëve të Rezallës!”, tha e para e vendit./Arbresh.info
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?