Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 25-vjetorin e Masakrës në Lagje të Re dhe në Rakoc të Kaçanikut.
“Më 9 prill të vitit 1999, në Lagjen e Re dhe në Rakoc të Kaçanikut, ranë 28 dëshmorë të kombit të UÇK-së, në mbrojtje të të popullsisë civile nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë. Rrethimi dhe granatimi i vazhdueshëm i Kaçanikut shkaktoi vrasjen e 32 martirëve. Ata që ranë heroikisht dhe ata që u martirizuan do të kujtohen përherë, ndërkaq drejtësia do të jetë synim i yni i vazhdueshëm për ta mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar presidentja Osmani në kujtim të kësaj masakre./rtk
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...