Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Dubravës në 25 vjetorin e saj.
Osmani tha se kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës.
“25-vjet më parë, prej 19-24 maj 1999, pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik dhe i plagosi 300 të tjerë. Kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik , të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg”, njofton presidenca e Kosovës duke cituar presidenten Osmani.
Osmani tha se sot bashkëndjejmë me të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër, ndërkaq të mbijetuarit i inkurajojmë për ta mbrojtur të vërtetën dhe të luftojnë për drejtësi.
“Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, thuhet tutje në njoftimin nga Presidenca./Arbresh.info/
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit