Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani- Sadriu, gjatë vizitës së saj në Çeki nderoi politikanin Václav Havel, me Medaljen Precidenciale të Meritave për kondributin e dhënë për Kosovës.
E para e shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se me popullin çek na lidhë simbolika e lirisë dhe historia.
“Me popullin çek na lidhë simbolika e lirisë, të cilën si rrallëherë në histori, e kultivuan presidentët Ibrahim Rugova dhe Václav Havel. Në ditët më të vështira të historisë sonë, kur regjimi gjenocidal serb kryente masakra ndaj popullit të Kosovës, Haveli me shpirt prej humanisti, e tha troç: Edhe unë jam shqiptar! Prandaj, në fillim të vizitës sime në Pragë, nderova kujtimin për politikanin, prijësin, humanistin dhe simbolin e lirisë, Václav Havel. Liderët si Haveli meritojnë kujtimin e përhershëm, sepse nuk i takojnë vetëm një kombi”, ka shkruar Osmani.
Tutje, Osmani shtoi se nuk do ta harroj asnjëherë kontributin e ish-ministrit të Jashtëm çek për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe për njohjen e pavarësisë.
“Kosova në Çeki kishte e ka edhe shumë miq të tjerë. Nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin e ish-ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, z. Karel Schëarzenberg që nga vitet e tetëdhjeta kur ngriti zërin ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë e deri tek angazhimi i pashoq i tij për njohjen e Kosovës nga Çekia”, tha Osmani.
“Prandaj, i dorëzova këtij miku të madh të Kosovës Medaljen Presidenciale të Meritave, si shenjë falenderimi nga populli i Kosovës për mbështetjen e pa kursyer që na dha për lirinë e pavarësinë tonë”, bëri të ditur në fund Presidentja Osmani./arbresh.info/
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...