Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur së është takuar me presidenten Vjosa Osmani me të cilën ka biseduar për Zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimi i fundit Kosovë-Serbi në Bruksel.
Osmani e Lajçaku janë takuar në Antalia në margjina të Forumit Diplomatik. Lajçaku e ka cilësuar të dobishme bisedën me Osmanin.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mbajtëm në Bruksel”, ka shkruar ai në X.
Ditë më parë në Bruksel, Lajçaku u takua me përfaqësues financiarë të Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar për çështjen e Rregullores së Kosovës për paratë e gatshme, që përjashton dinarin serb./rtk
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot