Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në varrimin e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare.
Edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare sot do të zhvillohen ceremonia shtetërore dhe homazhet.
Homazhet publike do të zhvillohen në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Shqipëri.
Më 11:30 do të zhvillohet ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në 12:30 nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.
Ismail Kadare u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Qeveria shpalli datën 2 dhe 3 korrik ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.
Ismail Kadare është shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe që prej fillimeve dhe përgjatë pesë shekujve të jetës së saj. Vepra e tij përbën një shtyllë të letërsisë shqipe./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...