Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur edhe për buxhetin që do të ketë Kosova nëse ajo do të jetë kryeministre e Kosovës.
Osmani ka thënë se pret që vendi të ketë rritje stabile ekonomike dhe të rritet prodhimi.
“Premtojmë rritje ekonomike 6%”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka treguar edhe për buxhetin e Kosovës dhe pret që ai të vazhdojë të rritet pa shpenzuar rezervat shtetërore.
“Synojmë të arrijmë buxhetin 3 miliardë euro”, ka deklaruar Osmani në T7.
Po ashtu ajo ka thënë se do të mundohen që vendi të koncentrohet tek burimet e energjisë së ripërtrishme dhe jo tek ndotësit e ambientit.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë