Sot gjenerata e 58-të e Policisë së Kosovës kanë diplomuar.
Në këtë ceremoni morën pjesë krerët e shtetit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Punëve të Brendshme. Xhelal Sveçla.
Në fjalën e saj të rastit, presidentja Osmani tha se kjo ditë është shumë e rëndësishme.
Sipas saj, policët e rijnë kanë zgjedhur një profesion shumë të rëndësishme për Kosovës duke shtuar se ka besim të plotë në ta.
“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne sepse jemi mbledhur për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme. Më lejoni t’iu shprehi urimet e mia për të gjithë ju. Të diplomosh në akademinë e Policisë nuk është një punë e vogël. Mos harroni që pozitën që mbani përfaqësoni shpresat dhe aspiratët tanë”, tha ajo, transmeton Arbresh.info
Ajo tha se sot para tyre qëndron me plotë krenari.
“Sot qëndroj para jush me plotë krenari dhe me shumë respekt para jush. Sa ma shumë gra në Institucionet e sigurisë aq me shumë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, tha Osmani.
Edhe kryeministri Kurti tha se ndjehet shumë krenar që gjendet në mesin e policëve të ri.
“Jam i nderuar dhe i lumtur qe ndodhem në këtë ngjarje të rëndësishme Policia e Kosovës është njëra ndër Institucionet më të rëndësishme dhe më të besueshme. Për luftim të çdo lloj krimi të organizuar”, tha Kurti.
Gjithashtu në këtë ditë të rëndësishme për Policinë e Kosovës të pranishëm ishim edhe familjarë të zyrtarëve policorë që diplomuan dhe eprorë të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/



Durmishi në Drenas: Gjitha ekipet janë në terren, të gatshëm...
Seancë e jashtëzakonshme të premten për miratimin e buxhetit...
SHBA nis heqjen e shtetësisë ndaj një të dyshuari për krime ...
PDK-ja e “rikthen” një ulëse në Kuvend, siguron sërish manda...
Merz: Armëpushimi duhet të ruajë sovranitetin e Ukrainës
Reshjet e shiut shembin një rrugë në Veternik