Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Pratipatti.
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë hapat tutje drejt konstituimit të Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës dhe hapat e mëtejmë institucional në përputhje me Kushtetutën.
Presidentja e njoftoi Pratipatti për letrën e saj drejtuar deputetëve lidhur me hapat e ardhshëm për krijimin e institucioneve të reja, në funksion të garantimit të stabilitetit dhe funksionalitetit demokratik të shtetit.
Tutje Osmani theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri më i rëndësishëm strategjik i Republikës së Kosovës. Me këtë rast, u diskutua gjithashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, gjë që përfundimisht kontribuon edhe në forcimin e paqes e stabilitetit në rajon.
“Në takim u diskutua edhe për dy njohjet e reja, respektivisht njohjen nga Kenia dhe Sudani, gjë që u mirëprit si një zhvillim i rëndësishëm drejt fuqizimit të mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Presidentja Osmani dhe znj. Pratipatti riafirmuan përkushtimin e përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin nga Presidenca./Arbresh.info
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër