Presidentja Vjosa Osmani së bashku me homologun e saj të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski do të përurojnë bustin e Nënë Terezës në ambasadën e Kosovës në Shkup.
Lajmi u bë i ditur nga ambasada kosovare në platformën Twitter ndryshe X, duke njoftuar se të dy presidentët do të jenë të pranishëm, përcjell Arbresh.info.
“Bëhuni gati për një moment të jashtëzakonshëm! Jemi të emocionuar të njoftojmë se në prani të krerëve të shteteve do të përurojmë së shpejti bustin e Nënë Terezës në Ambasadën e Kosovës. Kjo ngjarje monumentale do të festojë përgjithmonë trashëgiminë e saj të thellë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...