Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka rishpërnda një deklaratë të sajën dhënë në Këshillin e Sigurimit, ku i kishte kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi t’iu kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë.
Në mbledhjen e OKB-së mbajtur më 22.04.2024, Osmani u paraqit së bashku me katër heroinat, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.
“Drejtësi dhe fakte! 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë!”, ka shkruar sot Osmani në videon e shpërndar në llogarinë e saj në Facebook.
Ndërkohë që në fjalimin e saj ajo u kishte bërë thirrje anëtarëve të këshillit që të vizitojnë Kosovën dhe aty do të shinin demokracinë që lulëzojnë, e pastaj do të vendosin nëse iu besojnë syve apo gënjeshtrave të Vuçiqit.
“Qartësisht ajo që Presidenti Vuçiq deklaroi, është plotësisht e rreme. Do të doja t’ju ftoja të gjithëve dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli që ta vizitojnë Republikën e Kosovës që ta shin vetë përparimin që kemi bërë, demokracinë që po lulëzon. Pastaj do ta kuptoni dhe vendosni nëse doni t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij. Unë fola për Kosovë sot. Por Kosova e sotme ka marrë formë nga dhimbja e së kaluarës, për shkak të mungesës së drejtësisë. Të gjithë e dimë dhe kemi mësuar nga historia se paqja kërkon që përballemi me të kaluarën . në këtë kuptim në vend të përhapjes së propagandës, Vuçiq duhej të na thoshte nëse është penduar që i përkiste regjimit që ka shkaktuar vdekjen e 150 mijë civilëve. Nëse pendohet për karrierën e tij në vitet ’90, nëse pendohet për thirrjet për gjenocid në Srebrenicë nga foltorja e parlamentit të tij. Nëse pendohet se ka qëndruar prapa Sheshelit kur ai pati thënë se asnjë shqiptar nuk duhet lënë i gjallë. Nëse pendohet se ka përjashtuar të gjithë gazetarët nga vendi gjatë atyre luftërave. Nëse pendohet për lartësimin e Millosheviçit vetëm para një viti, duke e quajtur njeri të madh me qëllime të mëdha. Nëse pendohet për faktin se i përkiste dhe ka shërbyer me besnikëri tek ai regjim. Viktimat e atij regjimi zoti Vuçiq po qëndrojnë këtu. Kërkojuni falje . Tregojuni të gjithëve nëse ju ka mbetur qoftë edhe pak njerëzia”, pati deklaruar Osmani.
IKSHPK: Në shumicën e komunave uji i pijshëm brenda standard...
Fillon afati kalimtar në basketboll
Carrick pritet të emërohet trajner i përkohshëm i Man United
Simeone kërkon falje publike për gjestin ndaj Viniciusit në ...
Osmani pret në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Pë...
Rutte: NATO-ja po shqyrton hapat e radhës për sigurinë e Ark...