Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, ka mirëpritur vendimin e sotëm për shtyrje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri për në 23 prill të vitit të ardhshëm.
“Mirëpres vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës. Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në dialog”, ka thënë ai në Twitter.
Vendimin e presidentes, Vjosa Osmani e kanë mirëpritur edhe vendet e QUINT-it dhe ambasadori i BE-së në Kosovë.
Zgjedhjet fillimisht kishin qenë të planifikuara për 18 dhjetor./arbresh.info/
I welcome the decision of President Osmani and political party leaders to postpone municipal assembly and mayoral elections in northern municipalities. All should use this opportunity to reduce tensions and focus on dialogue @OSCEKosovo
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) December 10, 2022
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...
E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet –...