Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dënoi sot dy incidente që kanë prekur komunitetin serb të fshatit Gorazhdec të Pejës.
“Në natën mes 8 e 9 korrikut, dy automjete në pronësi të familjes Kolasinacjanë qëlluar me armë dhe ka pasur përpjekje për të dëmtuar/djegur një monument në fshat”.
Ambasadori Schlumberger tha se i dënon fuqishëm këto incidente që prekin komunitetin serb të Kosovës, e të cilat i kontribuojnë ndjenjës së shqetësimit dhe pasigurisë.
“E inkurajoj Policinë dhe institucionet tjera relevante që të hetojnë rastet shpejtë, dhe të sjellin personat përgjegjës para drejtësisë. Incidentet e tilla ndikojnë negativisht në bashkëjetesën paqësore mes komuniteteve në Kosovë dhe duhet trajtuar me prioritet”.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...