Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën ka pritur në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jean Braathu.
Ministri Abdixhiku shpalosi prioritetet kryesore në dikasterin e infrastrukturës dhe atë të mjedisit, duke theksuar vendosmërinë për transparencë të plotë në proceset e ministrisë.
Ai tha se janë duke rishikuar dinamikën e të gjitha projekteve që ende nuk kanë përfunduar, me qëllim të përmbylljes së tyre sa më shpejtë, në mënyrë sa më të suksesshme.
Braathu, në anën tjetër, tregoi për të gjitha projektet e përbashkëta, në të cilat OSBE është pjesëmarrëse dhe tha se është i hapur për çfarëdo ndihme që ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit mund të ketë, në realizimin e projekteve të duhura për vendin./arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...